Nata e filmit: Amelia vrapon

Nata e filmit: Amelia vrapon © Martin Rattini

Pr, 17.05.2019

20:00

Kinoteka e Maqedonisë

Regjia:Tobias Wiemann, me ngjyra, 97 min., 2016/17
 
Amelia e re është e lodhur nga sëmundja e astmës; ajo është e zemëruar me perëndinë dhe botën, e sidomos me prindërit e saj dhe mjekët. Pas një sulmi të rëndë dërgohet për në Tirolin Jugor; Amelia duhet të shërohet në një klinikë të veçantë. Por vajza e percepton terapinë si terror dhe ikën në male. Barti i ri bashkohet me të, një shok kokëfortë dhe i gatshëm për t’i ndihmuar. Derisa zhvillohet kërkimi i vajzës së arratisur, me mbështetjen e Bartit Amelia arrin qëllimin e vet, majën malore. Gjatë zbritjes ndeshen me zjarret magjike të Shën Gjonit, gjë që premton shërim për vajzën. Në fund, ndoshta është rënia e druajtur në dashuri ajo që Amelisë së sëmurë i jep një forcë të re, të paktën në mënyrë psikike.
 

Prapa