Anja Fiedler
USHQIM PËR QYTETIN – VILNI QYTETIN

  • Stadt macht satt - bepflanzte Tetrapaks © Uve Haußig/ Anja Fiedler
  • Apfel Jahreskreis © Anja Fiedler
  • Ernten von Tannenspitzen © Uve Haußig
  • Sackgärten © Anja Fiedler
  • Inszeniertes Essen © Uve Haußig
  • Gutes Stadtleben © Uve Haußig
  • Inszeniertes Essen in der Gemäldegalerie © Uve Haußig

organizimi i së ardhmes përmes ushqimit

Në qytet, ushqimi vjen nga supermarketi, dhe ju duhet të paguani për të – kështu mendohet! Por nuk është pikërisht kështu. Në pragun e çdo banori të qytetit shtrihet një thesar ushqimesh dhe burimesh të papërdorura: delikatesa të ndryshme natyrale të papërdorura (frute, bimë të egra, manaferra, mjaltë), me bollëk ushqime të klasifikuara që ende janë të përdorshme, e të cilat për çdo ditë hedhen në mbeturina. Pragje të dritareve, ballkone, oborre, parqe, që me kopshtarinë e tyre urbane (Urban gardening) shndërrohen në ara produktive në miniaturë.

Natyra e qytetit, bollëku në qytet dhe kopshtaria e qytetit janë tre shtyllat e iniciativës sime „Stadt macht satt“ (“Ushqim për qytetin”) me të cilën qytetet dhe ushqimet tona i shikoj dhe mendoj në një mënyrë të re. Unë do të doja të përcjell mesazhin  se si njerëzit në qytet mund të ekonomizojnë dhe të veprojnë me to në mënyrë të qëndrueshme. Me syzet e mia, të ashtuquajtura Syzet „Stadt macht satt“(“Ushqim për qytetin”) e bëj që të duket kjo pasuri e shkapërderdhur dhe tregoj se çfarë mund të bëjmë ne vetë në jetën e përditshme të qytetit tonë për një të ardhme më të mirë.

Dhe shumë thjeshtë: Duke përdorur shembullin e një molle, unë shpjegoj se si funksionon ekonomia industriale dhe globale, e bëj të kapshme larminë e llojeve, e gjallëroj ndjenjën për ushqim të shëndetshëm dhe tregoj se si furnizimi i qyteteve në të ardhmen mund të organizohet më ndryshe dhe në mënyrë më të qëndrueshme.

Nën ombrellën e nismës "Stadt macht satt" (“ushqim për qytetin”), janë krijuar shumë projekte, aksione dhe instalime të ndryshme artistike: Kështu pra, ka kuzhinierë të qytetit për fëmijë që sigurojnë shkollën e tyre me gatime të mbetura kreative, kopshtarë, të cilët mbjellin bimë në vendet edhe më të ngushta, në vazo pranë dritareve, sallatë jeshile dhe perime në vazo në formë druri e në formë kulle dhe me ndihmën e shkollave për drunjtë e qytetit mbjellin bimë të ndryshme nëpër banesat, parqet dhe qytetet tona. Sa i rëndësishëm është gjelbërimi i qytetit për arsye sociale shihet nga projekti „Rrethoja me mbjellje të kulturave bimore “, ku ne e gjelbëruam një rrethojë të tillë. Projekti Apfelschätze (thesari i mollëve) ka të bëjë me furnizimin e vetë qytetarëve, njohuritë e vjetra, ndryshimet klimaterike dhe prodhimin global të prodhimeve ushqimore. Për çdo vit „shpëtoj“ tonelata mollë dhe kështu kontribuoj që qytetarët të furnizohen vetë me muaj të tërë. Me adoleshentë u nisa për tre javë „në gjurmët e ushqimit“ - dhe kjo ishte një „sfidë“ ekstreme. Vendosëm të jetojmë vetëm me ato gjëra që do t’i gjenim. Edhe për mua ishte një përvojë e madhe. Ushqimi im apo ekspozitat e organizuara për të ngrënë, përveç ruajtjes së ushqimit kanë të bëjnë dhe me mësimin e kulturës së të ushqyerit dhe njohurive nga e gjithë bota. Me Njohuritë e Vjetra ndërlidhet edhe projekti im „Skinfood“, ku nga mbetjet e prodhimeve ushqimore bëj kozmetikë. Këtu bëhet fjalë për materie ndotëse dhe vetë-përcaktim.
 
„Detyra e artit është, të hapë dyer aty, ku askush nuk i sheh.“  Peter Weibel 

Punën time unë e quaj „Arti në veprim“ ose „Skulpturat sociale“, – duke u bazuar tek Joseph Beuys, i cili me artin e tij dëshironte t’i nxisë njerëzit që në mënyrë aktive së bashku ta ndërtojnë shoqërinë e vet. Pa marrë parasysh se vallë punoj me fëmijë nga kopshti i fëmijëve, me sipërmarrje apo me qytetarë të ndryshëm të një lagjeje, për mua është me rëndësi që njerëz të ndryshëm të bisedojnë së bashku për një temë dhe të dalin me pyetje nga perspektiva të ndryshme. Varësisht nga rrethi i pjesëmarrësve përgjigjet mund të shpien drejt temave nga më të ndryshmet: larmia e llojeve, përdorimi më i mirë i resurseve, biznesi, zhvillimi i qytetit, shoqëria e gjeneratave të ardhshme, ndryshimi klimaterik dhe shumë të tjera.  Në të shumtën e rasteve, nga përvoja konkrete, nga pyetjet individuale dhe nga biseda e përbashkët krijohet një ndryshim i qëndrueshëm në mjedisin tonë.
 
Nga pyetjet e ndryshme dalin biseda, ide dhe në fund shpeshherë ndodh edhe një veprim konkret i pjesëmarrësve, të cilët në atë mënyrë e ndryshojnë përditshmërinë dhe mjedisin e vet.
 
Ideja mbi „Stadt macht satt“ (“Ushqim për qytetin”) lindi në vitin 2010, kur nga iniciativa „ÜBER LEBENSKUNST.Schule“ isha e ftuar me 17 artistë/e të tjerë/a të zhvilloj një projekt shkollor lidhur me çështjen „Çfarë nënkupton jeta e mirë në krizën ekologjike?“. Nga kjo doli projekti i parë me sipërmarrjen e nxënësve Gipscafé.

Në ndërkohë, unë kam realizuar jo vetëm projekte në shkolla dhe kopshte fëmijësh, por gjithashtu kam qenë në gjendje të ndaj idetë dhe përvojat e mia edhe në prezantime, trajnime për mësimdhënës dhe aksione artistike. Unë jam ftuar të zbuloj tregimet e ushqimit dhe potencialit të papërdorur urban në vende të tjera, siç është fushata ime “Sauerkraut” (“Lakra turshi”) në Tajvan. Çdo herë ka një proces tërheqës, për të afruar fëmijët dhe të rriturit tek shija e ushqimit të mirë, që është e shijshme edhe për ne, por edhe për mjedisin tonë. Është kënaqësi të ndajmë me të tjerët këto zbulime, të hapim mundësi për të menduar më ndryshe dhe për të mbjellë nëpër shtëpitë, parqet dhe qytetet tona.
 
Në aksionin tim artistik „Për fat të mirë ka diçka për të ngrënë“, kam hulumtuar me mysafirët e mi se kur ushqimi të bën të lumtur. Dhe pas gjithë këtyre viteve që u zhvilluan projektet e mia mund të them se: të ushqyerit, kopshtaria, qytetet e gjelbëruara e bëjnë njeriun të lumtur. Ne qytetarët nuk mund të furnizohemi vetë me gjithçka që na nevojitet, por aty ku me vetëdije gatuhet, vilet dhe mbillet, lulëzojnë edhe ide të reja sociale, ekologjike dhe ekonomike. Dhe kështu nuk janë më vetëm qytetet tona të gjelbëruara por edhe veprimi ynë bëhet “më i gjelbër”.



Stadt macht satt - Logo © Anja Fiedler  


Stadt macht satt (“Qyteti plot e përplot me ushqim”) është dalluar nga UNESCO në vitin 2012/2013 dhe nga ZEIT-Stiftung në vitin 2014 si projekt shembullor, me çka tek fëmijët dhe të rriturit përcillet të menduarit dhe vepruarit e qëndrueshëm.
 

mbi autoren

Anja Fiedler është artiste, menaxhere e kulturës dhe  sipërmarrëse sociale. Ajo e vendos punën e saj në kufirin mes artit, shoqërisë dhe ekonomisë. Pasioni i saj është të bashkojë njerëz të ndryshëm në projekte, me qëllim të krijimit të perspektivave, ideve dhe bashkëveprimeve të reja. Në veçanti, ajo merret me ide për një qasje të ndryshme ndaj resurseve, formave të reja të biznesit dhe punës, si dhe mirëqenies së përbashkët dhe koncepteve arsimore.