Kamp veror për fëmijë dhe adoleshentë

Sommercamp 2018 Ausschnitt © Milan Strezovski

Hë, 18.06.2018 -
Pr, 13.07.2018

Goethe-Institut Skopje

Regjistrimet: 14.05 - 08.06
 
Orari:
18.06. – 29.06.2018
Prej të hënës deri të premten prej ora 08:00 deri në ora 15:00
02.07. – 13.07.2018
Prej të hënës deri të premten nga ora 08:00 deri në ora 15:00
 
Grupet:
  • fëmijë prej 7 deri 11 vjeç (me dhe pa njohuri paraprake)
  • adoleshentë 12 deri 15 vjeç (me dhe pa njohuri paraprake)
 
Përmbajtja: Përdorimi praktik i gjuhës në situata të përditshme


Me metoda komunikuese dhe interaktive
 
Kampi ynë veror u ofron mundësinë fëmijëve dhe adoleshentëve për të mësuar gjuhën gjermane me metoda komunikuese dhe interaktive. Fjalët e reja dhe strukturat gramatikore nuk do t’i mësojnë nëpërmjet mësimit klasik dhe qëndrimit monoton pranë bankës së shkollës, por pa e vërejtur fare, duke i dëgjuar dhe duke i përsëritur disa herë gjatë aktiviteteve të shumëllojshme të fëmijëve, lojërave me lëvizje të ndryshme, këndimit, etj. Kështu, ata, përjetojnë gëzim gjatë mësimit të gjuhës, kanë përvoja pozitive dhe shpalosin shkathtësitë e tyre emocionale, shoqërore, kreative dhe njohëse.
 
Të mësosh gjermanishten tek ne, do të thotë ta përjetosh dhe përdorësh gjuhën në mënyrë aktive, si çift ose në grup, psh. gjatë luajtjes së roleve, me intervista dhe në projekte. Mësimi është i shumëllojshëm dhe i përshtatur për grupmosha të ndryshme. Biseda, dëgjimi, leximi, shkrimi dhe gramatika janë të lidhura në mënyrë kuptimplote, kështu pjesëmarrësit do të njihen shumë shpejtë me gjuhën gjermane. Gjuha mësimore është natyrisht gjuha gjermane.
 
Përjetoni gjermanishten në Shkup
 
Gjithçka që mësohet në klasë, gjen përdorimin e vet të gjallë gjatë programit të kohës së lirë. Ekskursionet rajonale dhe aktivitetet sportive nën udhëheqjen e kujdestareve të klasave janë pjesë përbërëse e programit mësimor. Mjedisi gjermanofolës dhe metodat tona efikase u mundësojnë pjesëmarrësve të jenë të kënaqur nga progresi i dukshëm për një kohë shkurtë.
 
Ambientet dhe ushqimi
 
Kampi veror mbahet në ambientet e Goethe-Institut në një mjedis të rregulluar pikërisht për fëmijë, por edhe jashtë godinës, me qëllim që fëmijët për çdo ditë të dalin në ajër të pastër. Në kuadër të kampit veror, ushqimi është i përfshirë, kjo do të thotë, mëngjes të përbashkët në institut, drekë në një restorant të afërt dhe një vakt të ndërmjetëm të shëndetshëm.   

Prapa