Matematika me të prekur

Ekspozita

Ekspozita „Matematika me të prekur„ dëshiron të krijojë një qasje të re për matematikën. Ajo e paraqet në mënyrë kuptimplote gjënë më abstrakte të supozuar të të gjitha shkencave dhe matematikën e bën të kapshme – për të gjitha grupmoshat, dhe gjithë kjo pa pasur nevojë për ndonjë përgatitje të veçantë.
 
Por, çfarë saktësisht është një qasje e re? Të gjitha eksperimentet tona mbështeten në një qasje në formë loje me matematikën. Ato bëjnë të habitesh dhe të mendohesh: pyetesh „Pse kjo është kështu?“, ia jep vetes me shpejtësi përgjigjet e para dhe kështu e gjen kuptimin pas fenomeneve të caktuara. Bëhet fjalë diçka që lë të kuptohet praktikisht, me kokë dhe me zemër, gjë që fut impulse të reja për mësimin e matematikës në shkollë.
 
Të ftuar për të eksperimentuar janë vizitorë të të gjitha moshave me çfarëdo përgatitjesh: do të vendosni rebuse me copa kartoni, do të ndërtoni ura, do ta vritni mendjen gjatë lojës me zare, do të shikoni një garë sferash, do të bëni flluska të mrekullueshme sapuni – dhe njëkohësisht do të merreni me matematikë.
 
Me këtë ekspozitë Goethe-Institut hyn në një territor të ri. Për më tepër na gëzon fakti që patëm mundësinë për këtë projekt të fitojmë një partner me renome. Matematikum Gießen është muzeu i parë me bashkëveprim i matematikës në botë. Matematika në praktikë paraqet një përzgjedhje të eksperimenteve të provuara, në veçanti nga ekspozita në Gisen, ku mbi 160 eksponate ftojnë për t’i provuar dhe për të menduar për to.
 
Kjo ekspozitë është në turne nëpër botë që nga viti 2013.

Prapa