Përjetoni letërsinë

Më, 30.09.2020

19:00 - 20:00

Lexim letrar online me bisedë

Një seri leximesh letrare me shkrimtarë do të mbahen në periudhën e ardhshme. Vetë shkrimtarët zgjodhën vendin e preferuar, i cili është i pazakontë për lexime letrare, i cili ka një kuptim të veçantë për ta ose i frymëzon në një mënyrë jashtëzakonisht krijuese. Aty ata lexojnë fragmente nga librat e tyre të preferuar të shkruar nga autorë në gjuhën gjermane dhe regjistrojnë një video të leximit të tyre letrar. Duke pasur parasysh situatën, audienca mund të ndjekë videon përmes Facebook-ut si një ngjarje të drejtpërdrejtë dhe t'u bëjë pyetje autorëve. Shkrimtarët shpjegojnë zgjedhjen e librit dhe vendin për leximin dhe u përgjigjen pyetjeve të audiencës.

E para që hapi serinë e leximeve letrare është Elena Koneska Svetieva. Ky lexim letrar do të mbahet më 30.09.2020 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt përmes faqes në Facebook të Goethe-Institutit Shkup.

Elena Koneska Svetieva do të lexojë nga libri i saj i preferuar "Grua, banesë, roman", nga Wilhelm Genazino, të cilin ajo vetë e përktheu në gjuhën maqedone.

Biseda do të moderohet nga Mariana Jançeska. Biografinë e saj do ta lexoni më poshtë.


Biografia e Elena Koneska Svetieva

Elena Koneska Svetieva lindi më 09.05.1980 në Prilep. Në nëntor 2002, ajo përfundoi studimet në katedrën për gjuhë dhe letërsi gjermane  në Fakultetin Filologjik "Blazhe Koneski" - Shkup.
Në vitin 2009 ajo mori gradën master në të njëjtin fakultet me një tezë me temë: "Interpretimi i trupit dhe fizikalitetit në veprat e Elfride Jelinek". Si pasuniversitare, qëndron për një vizitë të shkurtër studimore në Universitetin Karls Ruprecht në Heidelberg.
Në ndërkohë, ka punuar si një e diplomuar në gjuhën gjerman në disa pozicione, kryesisht si përkthyese dhe interpretuese.
Shkruan tregime të shkurtra, proza ​​dhe ese.
Romani i saj i parë është  "Vepruam sikur të ishim të dashuruar" u botua në Shkup në vitin 2016.
Ajo përktheu veprat e mëposhtme në gjuhën maqedone:

- Die Geschichte von Wilhelm Tell, Jörg Schübiger, Antolog 2011
- Er ist wieder da, Timur Vermes, Antolog 2013
- Warum hast du geweint, Dace Ruksane , Antolog 2015
- Der gute Liebhaber, Steinun Sigurdardoeter, Antolog 2016
- Als ich ein kleine Junge war, Erich Kästner, Ars Lamina 2016
- Eine Frau, eine Wohnung, ein Roman, Wilhelm Genazino, Ars Lamina, 2016
- Der letzte Ritual, Irsa Sigurdardotir, Antolog 2017
- How to be a girl, stark, frei und ganz selbst, Toper, 2020
- Blauschmuck, Katharina Winkler, Antolog 2020. 

Biografia e Marijana Jançeska

Mariana Jançeska lindi në vitin 1987. Ajo u diplomua në katedrën për gjuhë dhe letërsi  maqedonase dhe letërsive sllave të Jugut në Fakultetin "Blazhe Koneski" në Shkup, dhe mori gradën master në Institutin e letërsisë maqedonase. Ajo përfaqësohet në koleksionet vendase dhe të huaja të prozës dhe poezisë. Vitin e kaluar, u botua libri i saj i parë teorik, „Sindroma e Heshtjes“, dhe këtë vit, është botuar një koleksion i tregimeve të trilluara shkencore nga autorë ballkanas, ku ajo është redaktore dhe përkthyese. Libri me titull "Pjatat fluturuese zbarkuan në Delçevë" është botuar nga shtëpia botuese Vostok.
Ajo aktualisht është duke ndjekur një doktoraturë në Institutin e letërsisë maqedonase, ku hulumton lidhjen midis migrimit dhe identiteteve duke përdorur si histori trillimet shkencore.

 

Prapa