Goethe Robotics Hackathon

Roboter Foto: Goethe-Institut

Më, 04.08.2021 -
Hë, 30.08.2021

Kur flasim për teknologjinë sot është e pamundur të shmangen temat që lidhen me inteligjencën artificiale. Si mund të na ndihmojnë robotët inteligjentë dhe të përdoren për të mirën e shoqërisë? Cilat kërkesa duhet të plotësohen në mënyrë që aspekte të tilla si siguria dhe etika të mos anashkalohen?

Goethe-Instituti Shkup në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave të Informacionit dhe Inxhinierisë - FINKI shpall një thirrje për pjesëmarrje në një hackaton për programerët dhe artistët që merren me robotikë dhe inteligjencën artificiale.

Ne jemi duke kërkuar ekipe të programerëve (dhe / ose artistëve) të cilët do të programojnë robotin dhe do ta trajnojnë atë me aftësi të reja në fushën e teknologjisë ndihmëse si kujdesit mjekësor, kujdesit për të moshuarit dhe personave me aftësi të kufizuara.
 

Prapa