Faleminderit shumë për kontributet e shumta inovative dhe krijuese. Zgjedhja nuk ishte e lehtë.
Fituesit janë përcaktuar:
1. Mladen Bozinovski
2. Kristina Mickovska
3. Olivera Djambazova
Urime!
Goethe-Instituti fton të rinjtë të marrin pjesë në garën
"E ardhmja ime digjitale".
- A je i moshës 13-18 vjeç?
- A mund të imagjinosh se si do të dukej e ardhmja jote digjiitale?
- A ke një ide se si të përpunosh këtë temë në mënyrë kreative?
Atëherë të ftojmë të marish pjesë në garën "E ardhmja ime digjitale".
Për cilat tema bëhet fjalë?
Bëhet fjalë për të ardhmen tënde digjitale!
Si e imagjinon atë? Çfarë dëshiron të mbrosh dhe ruajsh? Çfarë do të dëshiroje të ndryshosh?
Cila është detyra jote?
Krijo një skenar për të ardhmen në të cilin do të tregosh se si e imagjinon jetën në vitin 2050. Puno më detalisht një temë. Zgjidh një fushë tematike, si p.sh.
- arsimimi
- rrjetëzimi
- mobiliteti
- profesionet e së ardhmes
- bashkëjetesë
- kultura (kulturat)
Mund të zgjedhësh një fushë tjetër tematike.
Ti mundesh të vendosish vetë se cilin format do të përdorish për matrialin tënde (p.sh. podcast; prezantim në PowerPoint; video; poster; gazetë muri; kolazh; libër komik; foto storje, performancë, etj.). Kreativiteti nuk ka kufi.
Idenë tënde mund ta paraqesish në gjermanisht, anglisht, maqedonisht ose shqip. Janë marrë parasysh edhe ndajfoljet pa elemente gjuhësore.
Dërgo matrialin tënd jo më vonë se data
10.11.2022 në bkd-skopje@goethe.de.
E rëndësishme: Duke dërguar bashkëngjitjen, ju pranoni kushtet e pjesëmarrjes (shih më poshtë).
Çfarë mund të fitosh?
- Çmimi i parë: DJI Mini 2 me vlerë rreth 500 €
- Çmimi i dytë: Orë sportive Garmin GPS GARMIN Venu Sq 2 me vlerë rreth 300 €
- Çmimi i tretë: kufje Bluetooth JBL Stereo LIVE 460NC me vlerë rreth 130 euro
Çmimet do të ndahen më 18.11.2022.
Kriteret për vlerësimin e kontributeve:
Një komision jurie do të vlerësojë punimet sipas origjinalitetit dhe krijimtarisë, si dhe përpunimin e temës sipas përmbajtjes, gjuhës dhe teknikës.
Përdorimi i imazheve dhe videove ose përmbajtjeve që nuk i keni krijuar vetë do të çojë automatikisht në përjashtimin nga konkurrenca.
Kontaktoni
Për pyetje në lidhje me përmbajtjen e garës dhe/ose procedurën e pjesmarjes në garë, mund të kontaktoni bkd-skopje@goethe.de.
Gëzohemi për pjesmarjen tuaj në garë!
Ekipi Goethe-Institut Shkup
KUSHTET PËR PJESËMARRJE
- Ti mund të marrish pjesë në konkurs nëse jeni midis 13 dhe 18 vjeç dhe nëse je nxënës në një shkollë në Maqedoninë e Veriut
- Kujdes: nuk duhet të përdorish muzikë, foto, tekste ose pjesë tekstesh që thjesht ke shkarkuar nga Interneti. Duhet të bësh fotografi vetë, domethënë të shkruash vetë tekste. Ti do të gjesh muzikë që të lejohet të përdorish, për shembull, në Arkivin e Muzikës Falas. Dhe këtë muzikë nuk mundesh ashtu thjesht ta perdorish. Fillimisht duhet të lexosh se si mund të shfrytëzosh atë dhe në fund të filmit duhet të përmendish titullin e këngës dhe linkun në web faqen e internetit, emrin e kompozitorit si dhe linkun tek licencë (p.sh. CC BY-NC -SA 3.0). Informacione të mëtejshme do të gjeni këtu: © Regeln auf PASCH-net.
- Të gjithë personzhët që shfaqen në matrialin tënd duhet të pajtohen me të.
- Kur aplikoni, ti deklaron se je dakord që kontributi jot të publikohet në kanalet e Goethe-Institut, duke treguar emrin tënd.
- Një komision jurie vendos se kush do të jetë fituesi. Vendimi i jurisë është përfundimtar dhe nuk mund të apelohet.
- Duke paraqitur aplikimin tënd, ti deklaron se je dakord me kushtet e pjesëmarrjes.
Prapa