Pjesa teatrale: The impossible vastness

Pjesa teatrale: The impossible vastness © Wolfgang Rappel

Di, 23.09.2018

22:00

MKC – Qendra Kulturore e Rinisë

Në verën e vitit 2017 regjisori i teatrit dhe filmit, Franz von Strolchen, udhëton nëpër rajonin e ish-rutës ballkanike të refugjatëve nga Greqia përmes Maqedonisë, Serbisë dhe Hungarisë deri në Vjenë. Ai e sheh si rutën ashtu edhe situatën nga një këndvështrim krejt tjetër.
Në kohën e të ashtuquajturit fluks të refugjatëve, regjisori Franz von Strolchen dhe ekipin e filmit zhvillojnë një skenar për një film fiktiv rrugor, në të cilin tri gra të reja udhëtojnë nëpër një Evropë të shkretë dhe plotësisht të braktisur.

Skenari gërsheton realitetin dhe fiksimin, dhe vendos një pikënisje për një shfaqje teatrale me ekip kombëtar dhe ndërkombëtar nga Maqedonia, Hungaria dhe Gjermania. Ideja kryesore është të paraqiten kufijtë e Europës nga një këndvështrim tjetër dhe të prezantohet, se si ato shpejtë formohen dhe si zhduken, si formohen dhe si shkrihen identitetet.

Prapa