Freiraum: Shjaqja e filmit pasuar nga një fjalim

Freiraum: Shjaqja e filmit pasuar nga një fjalim © Goethe-Institut

Pr, 07.12.2018

19:00

Muze i artit bashkëkohor

Në Muzeun e Artit bashkëkohor, më 07.12.2018, mbahet mbrëmja “Freiraum”, si pjesë e Festivalit KRIK.

Si nismë e Institutit Goethe, Projekti Freiraum trajton temën e lirisë dhe si ky nocion është ndikuar nëpërmjet perceptimeve specifike në vende të ndryshme në mbarë Europën. Instituti Goethe dëshiron që me projektin Freiraum t’u drejtohet grupeve të synuara: të rinjve të margjinalizuar me sfond migrimi dhe atyre të cilët Europën e sotme e shohin në mënyrë kritike apo edhe skeptike, por ende janë të hapur për biseda.

 Në mbrëmjen e dedikuar për projektin Freiraum, Sekretari i Përgjithshëm i Institutit Goethe Johannes Ebert do të mbajë një fjalim kryesor të ndjekur nga një diskutim me Elena Veljanovskën nga Kontrapunkt dhe Signe Sophie Bøggild nga Festivali i Arkitekturës në Kopenhagë.

Në të njëjtën mbrëmje zhvillohen shfaqjet e filmit të Tandemit Shkup-Kopenhagë mbi Projektin Freiraum.

Filmi i shkurtër artistik „Identitetet Nomade" nga ekipi i Kontrapunkt shqyrton disa tema që janë shumë të rëndësishme për perceptimin bashkëkohor të nocionit të lirisë.

„Ndryshimi i idealeve, rinegocimi i hapësirave" është emri i filmit nga ekipi i Festivalit të Arkitekturës në Kopenhagë, i cili merret me lirinë, por edhe me demokracinë dhe identitetin në dizajnim, si dhe me përdorimin e hapësirave publike..

Programin e Mbrëmjes Freiraum mund ta merrni këtu:
Programi për mbrëmja Freiraum

 

Prapa