Çmimi mësues më i mirë i gjuhës gjermane 2022

Ma, 25.10.2022 -
Enj, 10.11.2022

Faleminderit shumë për kontributet e shumta inovative dhe krijuese. Zgjedhja nuk ishte e lehtë.

1. Simona Monavcheva / OOU Todor Angeleski - Bitola
2. Nina Ilikj / Gymnasium josip Broz Tito - Bitola
3. Ivana Mahovska-Shikaleska / PASCH-Schule Grigor Prlicev - Ohrid

Urime!


Bota digjitale me pasurinë e saj të informacionit është e hapur për të gjithë. Në kohën e digjitalizimit në rritje në pothuajse të gjitha fushat e jetës, transferimi i aftësive mediatike dhe informative po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Mësimi klasik nuk i transferon këto aftësi në një masë të mjaftueshme. Nëse keni një ide se si mund t'i inkurajoni këto aftësi në mësimin e gjuhës gjermane, atëherë ju ftojmë të aplikoni për çmimin mësuesi më i mirë i gjuhës gjermane 2022!

Çmimi  mësues më i mirë i gjuhës gjermane 2022

Goethe-Instituti Shkup në vitin 2022 do të ndajë edhe një herë çmimin për mësuesin më të mire të gjuhës gjermane, mësuesve të talentuar dhe të përkushtuar që ofrojnë mësimdhënie krijuese në gjuhën gjermane dhe zbatimi i projekteve mësimore që synojnë zhvillimin e aftësive mediatike dhe informuese të të rinjve.

Për shembull, le të shërbejë si frymëzim ndërhyrja e Goethe-Institutit "Njeriu i qelqtë". Me të, Goethe-Instituti u ofron të rinjve mundësinë për të reflektuar dhe përmirësuar aftësitë e tyre mediatike dhe informative. Kjo ndërhyrje përfshin disa ngjarje dhe aktivitete që do të zbatohen në tetor dhe nëntor 2022 në të gjithë vendin. Qëllimi është ndërgjegjësimi i të rinjve për rreziqet e sjelljes së pamatur në internet. Do të trajtohen tema të tilla si informacioni i rremë, mobingu kibernetik, varësia në internet dhe shumë të tjera. Më shumë informacion do të gjeni këtu.

Kush mund të konkurojë?
Mund të marrin pjesë të gjithë mësuesit e gjuhës gjermane në Maqedoninë e Veriut, të cilët japin mësim në shkollat ​​publike dhe për të cilët është e rëndësishme të inkurajohen mediat dhe aftësitë informuese te nxënësit e tyre në mësimin e gjuhës gjermane.

Cila është detyra juaj?
Na prezantoni rrjedhjen e një ore në të cilin ju mësoni shkrim dhe lexim mediatik dhe informatik. Për ta bërë këtë, përdorni skicën mësimore të bashkangjitur. Me skicën duhet të na dërgoni edhe foto ose video materiale dhe/ose krijime nga nxënësit (foto, postera, etj.).

Cilat janë kriteret:
- cilësi e jashtëzakonshme e mësimdhënies përsa i përket fokusit të nxënësve​, orientimit në projekt dhe inovacionit
- qëllimet e orëve mësimore të jenë qartë të përcaktuara;
- një strukturë e qartë e ores mësimore dhe fazat e ndërlidhura logjikisht njëra me tjetrën;


Çfarë mund të fitoni?
Çmimi i parë: tabela interaktive për mësimin e gjuhës gjermane
Çmimi i dytë: pajisje teknike për mësimin e gjuhës gjermane në vlerë 500 euro;
Çmimi i tretë: materiale për mësimin e gjuhës gjermane në vlerë 300 euro.

Format e aplikimit dhe afati i aplikimit
Formulari i plotësuar së bashku me përshkrimin e detajuar të orës së mësimit të gjuhës gjermane duhet të dërgohet më së voni deri më 10.11.2022 në adresën bkd-skopje@goethe.de.
Një juri ekspertësh do të përzgjedhë fituesit.

Kontakti
Nëse keni pyetje në lidhje me përmbajtjen e konkursit dhe/ose mënyrën e aplikimit, ju lutemi kontaktoni Sektorin për bashkëpunim arsimorë pranë Goethe-Institutit Shkup.

Ne mezi presim aplikimet tuaja dhe presim me padurim ide të reja mësimore.

Ekipi i Goethe-Institutit Shkup
 

Prapa