Rreth projektit
SHENJA SHUMË TË QARTA TË BASHKËPUNIMIT
Projekti Freiraum dëshiron të zbulojë, se si është e rregulluar çështja e lirisë në qytetet e Europës. Cilat pyetje lindin kur qytetarët, shkencëtarët dhe profesionistët kulturorë mendojnë për termin "liri" në vend të veçantë? Cilat probleme mund të identifikohen në një qytet? Duke shkëmbyer me shpejtësi pyetjet e tyre nëpër Evropë, 38 institutet Goethe dhe partnerët e tyre nga arti dhe shoqëria civile po japin përgjigje kreative - nga distanca, me një distancë të dobishme, për njëri-tjetrin. Është një skemë projekti.
Evropa po ndryshon. Partitë populiste dhe nacionaliste po fitojnë popullaritet në shumë vende. Skepticizmi ndaj BE-së, siç shihet në referendumin e Brexit-it, nuk është kufizuar vetëm me Britaninë e Madhe. Portugalia, Spanja apo Greqia duhet të ndërmarrin masa drastike për të kursyer. Dhe procesi i integrimit rrjedh me shpejtësi të ndryshme, vendet si Rumania ose Bullgaria në një kohë jo të largët do të marrin një rol margjinal. Europa është e sfiduar në shumë fusha dhe po kërkon përgjigje.
Goethe-Institut: Pranimi i sfidës dhe vendosja e një kursi të ri në politikën evropiane
Goethe-Institut e sheh veten si një institucion me një mision europian. Ai mbron vizionin e një Europe të integruar, dhe mbron një hapësirë të përbashkët kulturore. Angazhohet për vlera të tilla si hapja, liria e lëvizjes, drejtësia dhe integrimi i të gjithë aktorëve shoqëror. Në të njëjtën kohë, Goethe-Institut është i vetëdijshëm se status quo-ja në Europë aktualisht perceptohet si krizë pothuajse kudo. Kundërshtimi ndaj historisë së Europës së bashkuar mund të duket lehtë si një mohim i realitetit. Ashtu si Europa duhet ta pranojë sfidën e situatës aktuale, edhe Goethe-Institut duhet të ketë një kurs më të qartë në angazhimin e tij në politikën europiane. Jo entuziazmi naiv, por vullneti për t'u angazhuar në dialog duhet të jetë novator - një dialog që me siguri do të jetë i tensionuar.
Freiraum: Marrja e qëndrimit, forcimi i partnerëve, hapja e grupeve të reja të synuara
Goethe-Institut po merr një qëndrim të qartë me projektin kryesor "Freiraum", i cili do të zhvillohet nga viti 2017 deri në fillim të vitit 2019. Në qendër të tij është koncepti i lirisë, i cili ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm për imazhin e Evropës që nga Iluminizmi. Por, premtimin që fsheh në vete ky nocion, ka humbur ndriçimin e tij. Ambivalenca e nocionit të lirisë tani është qartë e dukshme, dhe sigurisht jo vetëm sepse, për shembull, në vende të tilla si Polonia apo Hungaria, mbizotëron një stil politik anti-liberal. Duke pasur parasysh zhvillimet e tilla, shumë partnerë të Goethe-Institut janë të pasigurt, disa madje edhe të kërcënuar. Goethe-Institut dëshiron të jetë partner i besueshëm i tyre - dhe me projektin Freiraum mund të vendos një shenjë të pranueshme të bashkëpunimit.
Goethe-Institut me vetëdije dëshiron që me projektin Freiraum t'u drejtohet grupeve të reja të synuara: të rinjve me një sfond emigrantësh të cilët shpesh janë të margjinalizuar dhe ata që janë kritikë ose të paktën skeptikë për Europën e sotme por ende janë të hapur të bisedojnë me njëri-tjetrin. Përveç kësaj, njerëzit që janë të hapur ndaj Europës, por që e marrin atë si të mirë, duhet të motivohen për të ngritur zërin e tyre.
Rrjedha e projektit: gjetja e pyetjeve, krijimi i tandemëve, shkëmbimi i pyetjeve, zhvillimi i përgjigjeve
Në qendër të Freiraum qëndron ideja e rrjetit. Projekti duhet të rrjedhë si më poshtë: deri në fund të shtatorit 2017, secili prej 38 Instituteve Goethe europiane pjesëmarrëse së bashku me disa partnerë lokalë - që mund të jenë teatro ose qendra arti, OJQ, universitete, shoqata, iniciativa – trajtuan problemin mbi konceptin e lirisë. Kjo çështje duhet të përqëndrohet në situatë problematike shumë të veçantë, e cila ka rëndësi të madhe për vendin përkatës. Për të zhvilluar dhe përforcuar këtë çështje, çdo institut mund të marrë kohë për një proces kërkimor intensiv, për shembull organizimin e një seminari me partnerë dhe ekspertë të jashtëm.
Si ndihmon pamja nga jashtë për t’i dhënë jetë idesë europiane
Në hapin e dytë, 42 Institutet Goethe pjesëmarrës dhe partnerët e tyre krijuan në fillim të nëntorit 2017 rreth dy minuta video që ilustrojnë qartë pyetjet e tyre përkatëse dhe shpjegojnë sfondin. Këto video u prezantuan në takimin e Varshavës, një mbledhje e mbajtur më 4-5 dhjetor 2017 në Varshavë. Qëllimi i këtij takimi, përveç formulimit të pyetjeve, ishte përcaktimi i të ashtuquajturve tandemë - përkatësisht emërimit të dy Instituteve Goethe, të cilët punojnë së bashku në kuadër të projektit Freiraum, shkëmbejnë pyetjet e tyre dhe, së bashku me partnerët e tyre, përgjigjen në pyetjen e tandemit përkatës.
Një shembull: Institutet Goethe në Varshavë dhe Dublin nëpërmjet tërheqjes së shortit janë përcaktuar si tandemë. Pra, Dublini po e trajton çështjen nga Varshava dhe së bashku me partnerin e tij po zhvillon një ofertë për projekt të një formati - dhe anasjelltas. Është e rëndësishme për ne që fokusi është në partnerët lokalë, konceptin, idetë dhe planet e tyre, e jo në Institutet Goethe. Çdo çift i tandemëve bën dy produksione, të cilat duhet të prezantohen në të dy vendet, në Varshavë dhe Dublin. Afati kohor për këtë është deri në pranverën e vitit 2019.
Ne besojmë se një perspektivë e jashtme ndihmon për të rivlerësuar situatat ndryshe. Ne jemi të sigurt se një situate që perceptohet si problematike mund t’i jepet një zgjidhje kreative nëse shihet nga një vend krejtësisht i ndryshëm. Jemi të bindur se pikërisht ky shkëmbim na jep mundësinë t’i japim jetë të re idesë europiane, të cilën sot shumë shpesh e ndjejmë si abstrakte.