Koncepti ynë i të mësuarit

Koncepti ynë i të mësuarit Foto: Goethe-Institut/Sonja Tobias


Mësimi në Goethe-Institut nuk nënkupton vetëm mësimin e një gjuhe, por edhe njohjen e një kulture. Në bashkëbisedim personal dhe me një provim të klasifikimit, do të konstatojmë se çfarë njohurish paraprake keni. Së bashku e zgjedhim kursin e përshtatshëm për ju. Mësoni më shumë rreth mësimit të gjermanishtes në Goethe-Institut.

Mësimi ynë

  • Merr në konsideratë njohuritë më të reja në hulumtimin e mësimdhënies dhe mësimit.
  • Është i larmishëm dhe komunikativ. Të folurit, të dëgjuarit dhe të shkruarit praktikohen në situata të jetës reale dhe me tekste autentike.
  • Është aktual dhe i orientuar kah interkultura. Temat e trashëgimisë sociale, projektet –(e internetit) si dhe detyrat kërkimore ofrojnë mundësi të shumëfishta për t’u marrë me kulturën gjermanofone.
  • Gjuha e mësimit është që nga fillimi gjuha gjermane .
  • Platforma jonë e të mësuarit ofron mundësi të reja dhe fleksibile për mësim.

Sistemi ynë i kursit

  • I bazuar në gjashtë nivelet e Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencës për gjuhët. Me këtë, njohuritë gjuhësore që fitoni në kurset tona janë objektivisht të matshme dhe të krahasueshme ndërkombëtare.
  • Është i njësuar dhe transparent në gjithë botën. Pas përfundimit të një kursi, mund të vazhdoni të mësoni në mënyrë fleksibile – në vend, në Gjermani ose online.

Mëseueset dhe mësuesit tanë

  • janë të kualifikuar posaçërisht për mësimdhënie të gjuhës gjermane si gjuhë e huaj. Bazë është programi i edukimit dhe trajnimit DLL – Deutsch Lehren Lernen, i cili është zhvilluar nga ekspertë të Goethe-Institut së bashku me përfaqësues nga shkenca.
  • flasin gjermanishten si gjuhë amtare ose kanë njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane.
  • kanë përvojë pune me njerëz nga vende dhe rrethe kulturore të ndryshme.
  • trajnohen rregullisht nga ana jonë dhe prandaj janë gjithmonë të përditësuar në mësimdhënien e gjuhës gjermane si gjuhë e huaj.
  • ju informojnë rregullisht për suksesin tuaj të mësimit dhe ju këshillojnë, se si të mësoni më mirë më tutje.

Provimet tona të gjermanishtes

Poenat tona plus

  • Përjetoni llojllojshmërinë e plotë të Gjermanisë. Me kursin e gjuhës gjermane në Institutin Goethe keni qasje në bibliotekat dhe mediotekat tona si dhe mund të merrni pjesë në organizimet e shumta kulturore.
  • Shfrytëzoni ofertën tonë falas për ushtrime dhe komunikim Gjermanisht për ty. Në Komunitetin për mësim të gjermanishtes keni qasje në materialet e shumta mësimore dhe materiale për ushtrime, gjithsesi interaktive dhe mund të shkëmbeni me anëtarët tjerë.
Një nga qëllimet më të rëndësishme të punës sonë është që klientët tanë të jenë të kënaqur. Sipas kësaj, ne zbatojmë një procedurë të njësuar të menaxhimit të cilësisë në mbarë botën. Kjo siguron që kurset gjuhësore dhe provimet në të gjitha institutet, në të gjithë botën, realizohen sipas standardeve të njësuara.