PASCH rajonal - punëtori për nxënës me temë: "Lajmet e rreme dhe manipulimi"


Në kohën e lajmeve të rreme, akuzave për gënjeshtra mediatike dhe mendimit algoritmik, shkrim-leximi i informacionit po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.
Veçanërisht të rinjtë duhet të jenë në gjendje të vlerësojnë vetë informacionin në mënyrë që të formojnë mendimin e tyre të pavarur.


Gjithçka GËNJESHTËR? - Kompetencë informative për epokën digjitale

Interneti është një medium i shkëlqyeshëm informacioni. Por gjithnjë e më shpesh raporte të rreme, imazhe të manipuluara ose algoritme filtri e mjegullojnë këtë imazh pozitiv. Nëse nuk jeni të kujdesshëm, mund të shkoni në rrugë të gabura dhe të „bini në duart“ e populistëve ose teoricienëve të konspiracionit. Prandaj mendojmë: Eshtë koha për kompetencë informative - në epokën digjiitale! 

Seminari "Gjithçka GËNJESHTËR?" i përgatit të rinjtë për mbrojtje të përditshme kundër lajmeve të rreme. Përmes shembujve praktikë ata njohin strategjitë e manipuluesit dhe përjetojnë nga afër manipulim  përmes mediave  në formën e imazheve dhe videove. Këshillat dhe truket e shumta gjithashtu ndihmojnë që në përditshmëri të detektohen lajmet e rreme dhe të shfrytëzohet interneti në mënyrë kompetente në shkollë dhe profesion.
 
Kohëzgjatja: 8 ditë
Data: nga 22 Marsi (E hënë) - 31 mars 2021 (e mërkurë), 2-3 njësi mësimore në ditë. Punëtoria zhvillohet pasdite dhe prandaj pjesëmarrja është e mundur pavarësisht obligimeve të shkollës. Në fundjavë, pjesëmarrësit janë të lirë nga aktivitetet e punëtorisë.
Vendi:: Moodle dhe ZOOM
Numri i pjesëmarrësve: Gjithsej rreth 25 nxënës - PASCH nga Evropa Jugëlindore
Kushtet për pjesmarje: nxënës - PASCH të moshës 12-15 vjeç të cilët janë të interesuar  për temën  „lajmet e rreme“  dhe kanë njohuri gjuhësore të paktën të nivelit A2.