Akses i shpejtë:

Kalo drejtpërdrejt te përmbajtja (Alt 1) Kalo drejtpërdrejt te niveli kryesor i shfletimit (Alt 2)

Trajnime në Gjermani

Professional development in Germany Photo: Goethe-Instituts in Germany

JENI TË INTERESUAR PËR VAZHDIMIN E TRAJNIMIT NË INSTITUTIN GOETHE NË GJERMANI?

Instituti Goethe ofron:
  • Seminare trajnimi për mësuesit e gjuhës gjermane në arsimin fillor, të mesëm, universitar dhe në arsimin e të rriturve për trajnerë dhe trajnim gjuhësor posaçërisht për mësuesit e gjuhës gjermane.
Mund të marrin pjesë:
  • Bursat e Institutit Goethe: Instituti Goethe vazhdon të ofrojë bursa të avancuara trajnimi për mësuesit e gjermanishtes nga Maqedonia për të marrë pjesë në kurset e ndryshme të arsimit të mëtejshëm në Gjermani.
  • Pjesëmarrësit që heqin shpenzimet vetë: Pjesëmarrësit, të cilët vetë e  paguajnë çmimin e seminarit, shpenzimet e qëndrimit dhe të udhëtimit.
Das Portfolio 2024

Aplikimi për bursë në Institutin Goethe në Shkup
Instituti Goethe në Shkup, për çdo vit ju ofron mësuesve të gjuhës gjermanë një program të larmishëm bursash në Gjermani. Në kuadër të  këtyre programeve ju krijohen mundësi për të përdorur gjuhën gjermane në mënyrë praktike, për të përjetuar kulturën dhe për të vënë kontakte në rrethin ndërkombëtar të pjesëmarrësve.

Kushtet e aplikimit
  • Jeni mësues/e i/e gjuhës gjermane si gjuhë e huaj, ligjëroni një lëndë në gjuhën gjermane ose jeni trajnues i mësuesve të gjuhës gjermane.
  • Do të punoni si mësues ose trajner në vitet e ardhshme.
  • Jeni të përgatitur që njohuritë e fitura në seminarin / kursin e gjuhës gjermane t’ua mbartni kolegëve në vendin tuaj.
  • Keni njohuritë e kërkuara të gjuhës gjermane për llojin e trajnimit që kërkoni.
  • Jeni i gatshëm të merrni pjesë plotësisht në trajnim, përfshirë edhe programin e kornizës kulturore.
  • Mund të garantoni, se do të jeni të gatshëm për të gjitha kurset e trajnimit që keni specifikuar.
  • Jeni të informuar dhe pranoni që vënia e prioriteteve për tri kërkesat tuaja të trajnimit nuk është e mundur.
  • Jeni të informuar se nuk mund të merrni me vete anëtarë të famljes suaj dhe miq, sepse duhet të jeni të përkushtuar në trajnim. 
  • Jeni të informuar se nuk duhet të merrni pjesë në trajnim gjatë shtatzënisë për të shmangur rrezikun e komplikimeve të pasiguruara
  • Jeni të informuar se nuk mund të merrni me vete kafshë shtëpiake.
Kushtet shtesë për seminare të Blended Learning-Format (BL)
  • Keni një njohuri solide në përdorimin e kompjuterit dhe internetit dhe keni një lidhje të rregullt dhe të shpejtë në Internet privatisht ose në vendin tuaj të punës.
  • Jeni të gatshëm, plotësisht të merrni pjesë në fazat e dhëna online.
Procedura e aplikimit
Ju lutemi shkoni saktë sipas kësaj radhitjeje:
1. Para se ta plotësoni formurët e aplikimit ruajeni atë në kompjuterin tuaj.
2. Ju lutemi tani plotësoni formularin plotësisht.
3. Formularin e plotësuar duhet ta ruani në kompjuterin tuaj.
4. Në formularin që duhet ta ruani në kompjuterin tuaj përshtateni emrin e skedarit sipas modelit të mëposhtëm: shteti_mbiemri_emri.pdf  
5. Formularin e plotësuar dërgojeni më së voni deri më 15.10.2023 në këtë adresë elektronike: bkd-skopje@goethe.de





 

Kontakti

Gordana Baboska
Referente për bashkëpunim arsimor dhe PASCH
Tel. +389 2 3121 604 / 23
Faks +389 2 3121 604
gordana.baboska@goethe.de
Goethe-Institut
Kundenmanagement
fortbildung-deutschland@goethe.de