Akses i shpejtë:

Kalo drejtpërdrejt te përmbajtja (Alt 1) Kalo drejtpërdrejt te niveli kryesor i shfletimit (Alt 2)
 Banner© Goethe-Institut e.V.

Universi.Njeriu.Inteligjenca.

Hulumtim kulminant në Gjermani, i përshtatur për të rinj që mësojnë gjermanishten në një ekspozitë udhëtuese interaktive në pesë fusha kryesore tematike:
Universi | Historia e Njerëzimit | Truri | Antropocenë | IA.


Rreth ekspositës

Universi.Njeriu.Inteligjenca.

Goethe-Instituti dhe shoqata Max-Planck prezantojnë ekspozitën "Universi. Njeriu. Inteligjenca", e cila i dedikohet një kërkimi të fundit kulminant në Gjermani. Në të njëjtën kohë, UNJI (Universi. Njeriu. Inteligjenca) transmeton njohuritë bazë dhe përfaqëson në mënyrë të ekuilibruar kërkimin aktual kulminant në Gjermani.
Ekspozita është e përshtatur për grupe qëllimore me tekste të kuptueshme, imazhe të ndryshme, grafika, inskenime, animacione, filma, podkaste dhe elemente interaktive. Ekspozita ka për qëllim t'u tregojë atyre që mësojnë gjermanishten dhe të gjithë të interesuarve për Gjermaninë se, veprimtaria kërkimore në Gjermani gëzon një status të lartë dhe është një pjesë e rëndësishme e kulturës gjermane. Në të njëjtën kohë, shkenca në Gjermani është e lidhur mirë në nivel ndërkombëtar dhe ofron shumë mundësi për studentët dhe studiuesit e rinj nga e gjithë bota, siç tregojnë shumë shembuj konkretë në ekspozitë. Për secilën nga temat e ndryshme ekziston një stacion përkatës, ku, për t'i afruar sa më pranë nxënësve, vihen në skenë temat: transformimi i fytyrave (anglisht "Facemorphing") në një monitor, shfaqja e distancave në univers ​​me ndihmën e një mbështjellësi atmosferik, instalime, me të cilat mund të përjetojnë emocione të ndryshme nëpërmjet ndikimit të muzikës apo ndërveprimit të robotëve. Ekzistojnë gjithashtu stacione të ndryshme laboratorike dhe një flaut kocke 40.000 vjeçare, që mund të provohet në mënyrë aktive. Kodet QR të udhëzojnë deri te materialet shtesë në formën e videove, galerive të imazheve ose podkasteve. Përmbajtja e ekspozitës është krijuar për të rinj që mësojnë gjermanishten dhe është e përgatitur në gjermanisht dhe kroatisht.

 


Themen Alb


Shëtitje interaktive nëpër ekspozitën për nxënës

Ausstellung © Goethe-Institut e.V. Ekspozita interaktive është e hapur për të gjithë të interesuarit çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 20:00. Për nxënësit ofrojmë një shëtitje nëpër ekspozitë me kohëzgjatje prej 60-90 minuta, në të cilën mund të zgjidhet fokusi dhe të përpunohet në mënyrë interaktive. Testimi praktik, ndër të tjera, i transformimit të fytyrave (eng. Facemorphing) ose përjetimi i ndikimit të muzikës në emocione e bëjnë vizitën në ekspozitë një përvojë unike për të gjithë klasën. Përveç shëtitjes nëpër ekspozitë, mund të zgjidhen edhe punëtori të veçanta për klasën. Regjistrohuni që sot, nisuni me nxënësit tuaj në një udhëtim emocionues në kërkimin kulminant dhe përjetoni Gjermaninë.

KUR: 03. –  28.04.2023
SA GJATË: 60 – 90 minuta
KU: Qendra Informative Kulturore, Shkup
KUSH: Nxënës të të gjitha moshave dhe niveleve gjuhësore (nga A1)

KONTAKTi

Kërkohet regjistrimi për grupet bkd-skopje@goethe.de



Logo ©Max Planck Insitut Logo ©Goethe-Institut Logo ©DAAD