Akses i shpejtë:
Kalo drejtpërdrejt te përmbajtja (Alt 1)Kalo drejtpërdrejt te niveli sekondar i shfletimit (Alt 3)Kalo drejtpërdrejt te niveli kryesor i shfletimit (Alt 2)
 Grüne Weihnachten - Kalendari i Ardhjes i Goethe-Institut 2019© Carolin Eitel, Goethe-Institut

Kalendari i Ardhjes 2019

Si çdo vit, edhe këtë vit po afrohet Koha e Ardhjes dhe kjo do të thotë se Kalendari i Ardhjes i Institutit Goethe sërish është me ne!
 
Këtë vit e shoqërojmë Sashan dhe qenin e saj, të cilët provojnë që përditshmërinë e tyre në Kohën para Krishtlindjeve ta kalojnë në mënyrë të qëndrueshme. Ata pjekin gurabije, blejnë dhurata dhe në Kohën e Ardhjes shkojnë në Fridays for Future
 
Pas çdo derëze fshihet një pako e mrekullueshme surprizash Goethe! Fito për çdo ditë dhurata, të cilat na bëjnë të lumtur, na nxisin të mendojmë apo na e bëjnë jetën e përditshme më të këndshme. Në mënyrë plotësuese, këtë vit do të ketë një lotari ku për pjesëmarrësit do të ndahet një Kurs online individual për gjuhë gjermane në vlerë prej € 695. Ia vlen të merrni pjesë!
 
Kështu mund të fitoni: Thjeshtë përgjigjuni me koment në pyetjet tona ditore nga Kalendari i Ardhjes në uebfaqe dhe fito. Argëtim të këndshëm!

​Unë quhem Sasha

Vitin e kaluar, për herë të parë i kam kaluar Krishtlindjet në Gjermani, me familjen time au-pair. Ne  ndryshe  i festojmë Krishtlindjet në Ukrainë, prandaj shumë gjëra ishin një risi për mua.  Kishte shumë gjëra për të mësuar rreth Krishtlindjeve në Gjermani dhe ishte shumë argëtuese. Unë ende jetoj në Gjermani, pasi që studioj këtu dhe ku kam gjetur punë dhe shumë miq. Përveç kësaj, unë kam një qen, Kasha. Kasha quhet qulli në Ukrainë, dhe sipas nënës dhe babit është një nga fjalët e para dhe më të rëndësishme që fëmijët i mësojnë atje. Sipas nënës dhe babit pra Kasha është ajo që më shoqëron në çdo hap dhe është përkrah meje gjatë përgatitjeve të mia për Krishtlindjet. Krishtlindjet janë festa e dashurisë dhe reflektimit dhe do të doja t'ju tregoja se çfarë do të thotë kjo për mua, sepse reflektim do të thotë t’i kushtosh vëmendje vetes si dhe mjedisit ku jeton. Unë tani pak më mirë e njoh rrethin në Gjermani dhe jam e lumtur që Krishtlindjet i festoj së bashku me ju.

Never miss a door!

Advent calendar newsletter - receive a daily reminder (in German) to open advent calendar doors. 

EITHER - OR: TEST YOUR ECO TYPE

What eco type are you?
Our quiz is played against the clock. Repeat the quiz to improve your result.

Junge Frau am Laptop Foto (Ausschnitt): © Getty Images

Deutsch Online Individual

Learn German whenever and wherever you like from level A1-B2. With Deutsch Online Individual, our general online language course.