Akses i shpejtë:
Kalo drejtpërdrejt te përmbajtja (Alt 1)Kalo drejtpërdrejt te niveli sekondar i shfletimit (Alt 3)Kalo drejtpërdrejt te niveli kryesor i shfletimit (Alt 2)

Kalendari i Ardhjes
22 dhjetor

Gjëja më e bukur për mua gjatë Krishtlindjeve është se,  kur jam në Gjermani dhe jo tek familja ime në Ukrainë, ndihem më e integruar dhe më e plotësuar, dhe tentoj që edhe familjen time ta bëj pjesë të jetës sime në Gjermani. Sot kam telefonuar me tezen time, me Tjotjan time. Ajo jeton në Ukrainë dhe është e ve. Kemi qeshur shumë, kur i tregova se po përgatitem t’i festoj Krishtlindjet.  Edhe pse ajo nuk i kushton shumë vëmendje kësaj feste, gjurma e saj ekologjike është shumë më e vogël se e imja. Ajo jeton më së shumti nga pemët dhe perimet që vetë i kultivon në kopshtin e saj. Gjithçka që ka tepër, ajo i bën turshi dhe i vendos në bodrum. Me këtë ajo krijon shumë pak mbeturina dhe pak gjëra duhet të hedh në plehra. Veshjet e vjetra i arnon dhe pajisjet e prishura i rregullon. Në telefon duket shumë lehtë dhe idilike, por unë e di se ajo tërë jetën e saj ka punuar shumë. Dhe, unë e njoh veten, një jetë e tillë nuk do të ishte për mua. Por ndoshta ekziston një kompromis? 
 
Cila do të ishte për ju jeta ideale, e afërt me natyrën dhe e rëndomtë? 

Leave a comment on this page (preferably in German) for a chance to win today's surprise package! Additionally, a German Online Individual course will be raffled among all participants. In participating, you accept the Terms and Conditions linked below. Have fun and a lovely Advent season!
Komento zbuloni më shumë dyer